Treg

FMN rekomandime për AMF-në: Studioni rreziqet dhe zhvilloni tregun e fondeve të investimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dërguar një sërë kërkesash Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri në një raport teknik për tregun financiar.

FMN i kërkon AMF-së të zhvillojë më tej këto tregje, që nga titujt e borxhit tek fondet e investimit, duke i kërkuar autoritetit shqiptar të studiojë mundësinë e përdorimit të rezervës së Bankës së Shqipërisë, REPO, si likuiditet për fondet e investimeve në raste paniku, duke vendosur obligacionet si kolateral. Një gjë e tillë, sipas FMN-së, do të lejonte që fondet tu përgjigjeshin tërheqjeve pa shkaktuar presion në rënie të çmimit në tregjet e obligacioneve sovrane të qeverisë shqiptare.

Pavarësisht këtyre problematikave, raporti i ekspertëve të FMN vlerëson se shqetësimet e stabilitetit financiar të lidhura me sektorin e fondeve janë të kufizuara, për shkak të madhësisë relativisht të vogël të sektorit, shkallës së ulët e ndërlidhjes së tij me pjesën tjetër të sektorit financiar, një bazë të gjerë dhe të qëndrueshme të investitorëve dhe ekzistencës së kërkesave për likuiditet. Ajo rezulton që mban vetëm 5% të sektorit financiar vendas.

Sistemi financiar është shumë i ekspozuar ndaj klientëve dhe investitorëve me pakicë dhe ruajtja e besimit në sektorin financiar është thelbësore.

Përveç kësaj, investitorët me pakicë mbajnë drejtpërdrejt një pjesë të konsiderueshme të borxhit të brendshëm sovran (më e lartë se 10% e borxhit të papaguar).

Ekspozimet ndaj tregut të borxhit publik janë kanali kryesor i transmetimit të rrezikut ndërmjet fondeve.

Ndërkohë që fondet mbajnë vetëm 5% të borxhit publik të brendshëm, ka mungesë aktiviteti në sektorin e tregjeve dytësore. Kjo nënkupton që fondet mund të përballen me sfida në shitjen e shpejtë të aseteve sovrane për t’u përmbushur shpengimet. Stresi i vërejtur gjatë verës së vitit 2022 tregon se si munden rreziqet e likuiditetit materializohen në sektorin e fondit.

FMN ka pesë rekomandime të drejtpërdrejta për AMF-në, analizë të dhënash për portofolet e fondeve, rreziqet dhe ekspozimet. Analizë e sjelljes së investitorëve dhe stres-teste. Analiza kosto-përfitim, ndryshime ligjore. Lidhje ndërsektoriale  me institucionet financiare dhe rritja e numrit të stafit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë