Nga Gazeta ‘SI’- Në një analizë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, theksohet se Shqipëria, ndër vendet e Ballkanit, mund të përformojë më mirë gjatë një krize ndërkombëtare. Kjo për shkak të kursit të lirë të këmbimit që ndjek vendi, që mund të shërbejë si amortizues në raste krize dhe të fuqizojë akoma më shumë politikën monetare.
Analiza thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë shumë të ekspozuara në tregjet europiane për shkak të nivele të ulëta të shkëmbimeve tregtare me BE-në, por rreziku qëndron në tregun financiar, pasi vendet e Ballkanit kanë një nivel të lartë euroizimi.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve globale të energjisë, pasi mbështeten kryesisht në sektorë të vjetëruar të energjisë dhe joefikas, pra nga prodhimi i energjisë prej lëndëve djegësve fosile, si dhe importojnë më shumë energji. Shqipëria përbën përjashtim thotë FMN, pasi mbështetet pothuajse tërësisht në prodhimin e hidrocentraleve. Si rrjedhojë, rritja globale e çmimeve të energjisë nuk e ndikon aq shumë Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.