Ekonomi

FMN parashikon rritje ekonomike në 7.8% këtë vit: Frenoni investimet e panevojshme, kujdes PPP-të

Shqipëria duhet të investojë tek njerëzit dhe të bëjë konsolidimin fiskal dhe të përmirësojë transparencën fiskale, tha përfaqësuesja e FMN-së, Yan Sun. Ne shohim financime në investime që nuk janë të nevojshme, të cilat duhet të frenohen. Znj.Sun ishte e rreptë në këshillat që dha për menaxhimin e buxhetit për projektet e PPP-së, këshilla që i kanë dhënë dhe në deklaratat e tyre të mëparshme.

Deklarata u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp, mes përfaqësueses së FMN-së, Yan Sun, guvernatorit të bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ministres së financave Delina Ibrahimaj.

Fondi dhe qeveria kanë rishikuar ndjeshëm me rritje pritshmërinë për ecurinë ekonomike këtë vit, në 7.6-7.8%, nga 5-5.5% që ishte vlerësimi fillestar.

Edhe në deklaratë, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare që të rrisë transparencës e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. FMN këshilloi që mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë.

“Rritja e shpejtë e stokut të partneriteteve publike private (PPP) —që pritet të arrijë në 50 për qind të PBB–së në 2021, nga 33 për qind në vitin 2018—kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të
f orcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP). Investimet publike të financuara me burime të  brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020. Sfidat kryesore
përf shijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe af ateve f illestare dhe  mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë
këtu kur PPP–të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore af atmesme. Është e  rëndësishme të forcohet kapaciteti e MFE–së për të vepruar në mënyrë pro –aktive si një barrierë
në përzgjedhjen e projekteve dhe të angazhohet në mënyrë aktive në proceset e vlerësimit dhe  monitorimit. Duhet te bashkerëndohen proceset për projektet e f inancuara nga buxheti dhe
PPP–të”, thuhet në deklaratë.

Rekomandimi i FMN-së është që të kufizohet në minimum përdorimi i akteve normative.

Si FMN dhe ministra e financave bënë të ditur se do të fillojë zbatimi i një strategjie të shëndoshë të të Ardhurave, e cila parashikon heqjen e përjashtimeve fiskale.

Fondi ishte virtualisht dy javë në Shqipëri, që kishte për qëllim kryerjen e një analize të thelluar të ecurisë ekonomike të Shqipërisë dhe dhënien e rekomandimeve. “Këto rekomandime janë mjaft të rëndësishme”, tha Ibrahimaj, por është dhe një pikë reference për aktorët e ekonomisë.

Ibrahimaj tha që pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia i është rikthyer normalitetit dhe po kalon një moment mjaft të favorshëm, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e fillim vitit. Ky moment favorizues merr më shumë vlerë me shfaqjen e disa rreziqeve si kriza energjetike dhe disbalancat në kërkesë e ofertë të produkteve ushqimore. Këto risqe nuk bëjnë kërcënim serioz për ekonominë dhe do të jenë të përkohshme, por gjithsesi janë marrë masat.

Ibrahimaj tha se megjithë ndikimin e rëndë të dy goditjeve të tërmetit dhe më pas pandemisë, për shkak të politikave të ndërmarra, rimëkëmbja është më e mirë sesa pritej dhe përbën një test real të aftësisë përshtatëse të ekonomisë tonë.

Pavarësisht recesionit të vitit të kaluar, fondamentet kryesore të ekonomisë i kanë rezistuar mirë goditjeve. Rënia ekonomike ishte më e forta në tremujorin e dytë, ndërsa i gjithë viti 2020 u mbyll me një recesion prej -4%, që ndonëse më i forti në tre dekada ishte më i ulët sesa pritshmëritë mbi -6%. Edhe tregu i punës ka qenë fleksibël, i ndikuar dhe nga masat mbështetëse.

Rritja e deficitit të llogarisë korente nuk ka qenë në shkallë shqetësuese, tha Ibrahimaj.  Kursi ishte i stabilizuar, sistemi financiar dhe aktiviteti i ndërmjetësimit ishin të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, kredia u rrit me 7%, sistemi ka vijuar të akumulojë kursime të bollshme, kreditë me probleme janë ulur. Financat publike ishin po ashtu të qëndrueshme, përtej përkeqësimit të borxhit publik e deficitit, që erdhën si rrjedhojë e masave për të përballuar krizën shëndetësore dhe rënien ekonomike. Borxhi publik u rrit me rreth 10 pikë përqindje. Por, kjo politikë fiskale zgjeruese ishte e pashmangshme për të shmangur pasojat në ekonominë e vendit.

Ecuria e buxhetit deri tani duket e mirë, sidomos në kahun e të ardhurave. Këto të fundit janë 5% më shumë se 2019-a për 8 mujorin. Deficiti fiskal është poshtë planit të periudhës dhe na krijon hapësirë që të akomodojmë nevojat shtesë që mund të kemi nga problematikat e energjisë.

Ibrahimaj tha se po hartohet buxheti i vitit 2022 dhe atij afamesme. Politika fiskale në afatmesëm do të vijojë të ketë si objektiv primar konsolidimin fiskal. Borxhi do vijojë reduktimin vit pas viti. Balanca primare do të kthehet brenda rregullave nga viti 2024.

Ibrahimaj tha se në kuadër të planit afatmesëm të të ardhurave, në bashkëpunim em FMN do të hiqen përjashtimet tatimore.

Për ketë vit, nëse pandemia nuk përkeqësohet dhe thellemet e ekonomisë nuk do tronditen, presim një rritje prej 7.6% këtë vit, ndërsa në afatmesëm do të jetë 4-4.5%. kjo rritje në afatmesëm do të gjenerohet nga kërkesa e brendshme.

Rreziqet mbeten të balancuara, por pasiguria e parashikimeve vijon të mbetet e lartë, tha Ibrahimaj. Rreziqet negative që mund të absorbohen në të ardhmen janë rritur, si psh ai i energjisë.

Efekti i çmimeve i përkohshëm, FMN kundër uljes së pragut të TVSH-së, të mbështeten shtresat e varfra

Efekti i çmimeve tha përfaqësuesja e FMN-së do të jetë i përkohshëm. Qeveria në politikat e saj duhet të adresojë shtresat e varfra, që kanë të ardhura të ulëta dhe janë në programe ndihme. Nuk rekomandojnë subvencionimet e gjera.

Sa i takon propozimit të PD-së për uljen e TVSH-së, ne jemi kundër ndryshimeve të sistemit të taksave, sepse komplikon të ardhurat dhe nuk transmetohet në uljen e çmimeve dhe nga kjo përfitojnë më shumë ata që nuk kanë nevojë për ndihmë.

Sejko: Politika monetare do vijojë lehtësuese, goditja e çmimeve e përkohshme

Edhe guvernatori Sejko tha se rritja e çmimeve është goditje e ofertës së importuar dhe do të jetë kalimtare. Banka nuk parashikon të ndryshojë menjëherë politikën e saj monetare. Do të ndjekim politikën monetare akomoduese. Rritja e çmimeve të gazit e naftës do të transmetohet në produktet e tjera. Do të monitorojmë ndikimin e tyre në nivelin e inflacionit. Objektivi ynë është niveli i 3% dhe presim që ky objektiv të arrihet në vitin 2022.

Nëse do ketë ndikim të fortë në inflacion, nëse rritja e çmimeve në produktet bazë do jetë e fortë, do jemi të gatshëm të rishikojmë qëndrimin e politikës monetare, duke rritur normat e interesit. Por për momentin goditja do jetë kalimtare. (Monitor)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë