Ekonomi

FMN: Lufta po ndikon rëndë në ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se lufta e Rusisë me Ukrainën dhe sanksionet e mëvonshme të vendosura ndaj vendit të Presidentit Vladimir Putin do të kenë ndikim të rëndë në ekonominë globale.

“Ndërsa situata është subjekt i pasigurisë së jashtëzakonshme, pasojat ekonomike janë tashmë shumë serioze”, tha FMN në një deklaratë.

Çmimet e ushqimeve dhe energjisë janë rritur ditët e fundit dhe zinxhirët e furnizimit janë shkatërruar, duke shtuar presionet inflacioniste që politikëbërësit tashmë po përpiqeshin t’i trajtonin.

 Ekonomistët e JPMorgan Chase & Co ulën perspektivën e tyre për rritjen globale këtë vit me rreth një pikë përqindjeje dhe rritën vlerësimin e tyre të inflacionit me një shumë të ngjashme.

“Rritjet e çmimeve do të kenë një ndikim në mbarë botën, veçanërisht në familjet e varfra për të cilat ushqimi dhe karburantet përbëjnë një përqindje më të lartë të shpenzimeve,” tha FMN. “Nëse konflikti përshkallëzohet, dëmi ekonomik do të ishte edhe më shkatërrues. Sanksionet ndaj Rusisë do të kenë gjithashtu një ndikim thelbësor në ekonominë globale dhe tregjet financiare, me përhapje të konsiderueshme në vendet e tjera.

Fondi tha se bankat qendrore do të duhet “të monitorojnë me kujdes kalimin e rritjes së çmimeve ndërkombëtare në inflacionin e brendshëm, për të kalibruar përgjigjet e duhura”. Qeveritë do të duhet të gjejnë mënyra për të mbështetur familjet më të cenueshme dhe për të ndihmuar në kompensimin e kostove në rritje të jetesës.

“Kjo krizë do të krijojë shkëmbime komplekse të politikave, duke komplikuar më tej peizazhin e politikave ndërsa ekonomia botërore rimëkëmbet nga kriza pandemike,” tha Fondi.

Ukraina do të përballet me “kosto të konsiderueshme rimëkëmbjeje dhe rindërtimi”, tha FMN, duke vënë në dukje se dëme “të konsiderueshme” ekonomike tashmë ishin shkaktuar nga lufta.

Vendi ka kërkuar ndihmë prej 1.4 miliardë dollarësh dhe zyrtarët e FMN-së do ta shqyrtojnë kërkesën që në fillim të javës së ardhshme, sipas deklaratës.

Burimi: Bloomberg; Përshtati Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë