Ekonomi

FMN: Lufta në Ukrainë është faktori i vetëm më i rëndësishëm në ekonomi

Lufta në Ukrainë është “faktori i vetëm negativ më i rëndësishëm” për ekonominë botërore këtë vit dhe ka shumë të ngjarë edhe për vitin 2023, tha të mërkurën për CNBC shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Ne e gjykojmë luftën në Ukrainë si faktorin e vetëm negativ më të rëndësishëm për ekonominë botërore këtë vit, me shumë gjasa edhe vitin e ardhshëm,” i tha ajo Martin Soong të CNBC në takimin e G20 në Bali, Indonezi.

“Çdo gjë që krijon më shumë ankth është, sigurisht, e dëmshme për perspektivat për rritje dhe për përmbushjen e nevojave dhe aspiratave të njerëzve kudo”, tha drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shumica e anëtarëve të G-20 dënuan agresionin e Rusisë kundër Ukrainës në një projekt-deklaratë të martën.

“Dua të përgëzoj Indonezinë për kryesimin kaq të mirë, në këtë moment shumë të vështirë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se samiti i G-20 nuk ka të bëjë me faktin se ka një deklaratë të përbashkët, por fokusi ka qenë “probleme shumë urgjente” – si inflacioni global, rritja e kostove të jetesës, siguria e ushqimit dhe energjisë.

“I dëgjoja me shumë kujdes të gjitha deklaratat dhe është inkurajuese që këto janë çështjet në të cilat po fokusohemi ashtu siç duhet.”/CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë