Nga Gazeta ‘SI’ – Sektori bankar në Shqipëri është i shëndetshëm dhe elastik, gjen Fondi Monetar Ndërkombëtar në një studim të fundit, por po përballet me disa luhatje.
Sipas FMN-së, bankat në vend mund të përballojnë goditje nga kreditë pa ndjerë rreziqe, vetëm në rastin e ndonjë kredimarrësi të madh që do të shkaktonte dhe humbje të kapitalit të tyre.
Fondi analizon se bankat janë bërë më të dobëta prej luhatjeve në kursin e këmbimit. Zhvlerësimi i euros me 25% shkakton një rënie me 3% të asaj që njihet si Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit, kapitali rregullator kundrejt vlerës së aktiveve me rrezik. Nëse zhvlerësimi arrin 40% FM parashikon një skear më ekstrem ku të paktën 3 banka do të përjetojnë rënie të kapitalit.
“Shqipëria mbetet një nga vendet me rrezik më të lartë të ekspozimit të bankave në borxhin sovran. Tregu i parasë nuk është likuid që do të thotë se bankat e kanë të vështirë gjenerimin e likuiditetit gjatë periudhave të këqija. Euro është gjerësisht e përdorur në ekonomi”, thekson FMN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.