Ekonomi

FMN kundër luftës tregtare, kërcënon ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të fundit për ekonominë e botës ka theksuar rrezikun nga lufta tregtare.

“ Tensioni në rritje mbi tregtinë ndërkombëtare po ndikon në zgjerimin global që filloi afërsisht dy vjet më parë dhe zgjerimi është bërë më pak i balancuar.Në botimin tonë të fundit të Zhvillimit Ekonomik Botëror, ne vazhdojmë të projektojmë normat e rritjes globale prej vetëm rreth 3.9 përqind për të dy vitet e ardhshme, por gjykojmë që rreziku është në rritje, madje edhe në terma afatshkurtër.”- citon FMN

Nga të dhënat e Fondit vihet re se në ekonomitë e përparuara rritja është e fort, por është ngadalësuar në disa prej tyre, përfshirë vendet e zonës euro, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në kontrast, Prodhimi i Brendshëm Bruto vazhdon të rritet shpejt në krahaism me potencialin dhe krijimi i vendeve të punës në Amerikë është ende në nivele të kënaqshme, nxitur në masë të madhe nga shkurtimet e fundit të taksave dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare. Për ekonomitë e përparuara, FMN parashikon një rritje prej 2.4 për qind në 2018, me një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje nga parashikimet e muajit prill të World Economic Outlook. Për tregjet emergjente dhe grupin e ekonomive në zhvillim, parashikohet një nivel rritjeje prej 4.9 % për 2018 dhe 5.1 % për 2019.

Për FMN, Kina vazhdon rritjen në linjë me parashikimet e saj. Kurse në ekonomitë e mëdha si Amerika Latine, Europë, dhe Azi, parashikohet një nivel rritjeje më i ulët se parashikimi që ka bërë FMN në muajin prill. Tensionet gjeopolitike kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës. Për ekonomitë në zhvillim, rishikimet rritëse dhe rënëse kryesisht kompensojnë njëra-tjetrën.

Tensionet tregtare

Pavarësisht se performanca e ekonomisë së SHBA-ve cilësohet e mirë nga FMN, ajo thekson se tensonet e fundit tregtare nëse përshkallëzohen më tej do të kenë efekte të pafavorshme mbi besimin, çmimet e aseteve dhe investimet dhe janë një kërcënim i madh afatshkurtër për rritjen globale.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa doganore që prekin një grup të gjerë shtetesh dhe po përballen me tarifa hakmarrëse me Kinën, Bashkimin Europian, partnerët e saj NAFTA dhe Japoninë ndër të tjera. “Modeli ynë sugjeron që nëse kërcënimet e politikës aktuale të tregtisë kanë ndodhur dhe si rezultat besimi i biznesit bie, prodhimi global mund të jetë rreth 0.5 për qind më poshtë parashikimeve aktuale deri në vitin 2020. Si fokus i hakmarrjes globale, Shtetet e Bashkuara përballen me faktin që një pjesë relativisht e lartë e eksporteve të saj tatohen në tregjet botërore nga një konflikt kaq i gjerë tregtar, dhe prandaj është veçanërisht i cënueshëm.”- thotë FMN.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë