Ekonomi

FMN tregon ku është më e përhapur ekonomia informale

Ekonomia informale, e cila është aktiviteti që zhvillohet jashtë ekonomisë së rregullt në bazë të ligjeve në fuqi dhe jashtë sistemit të taksave, si shitësit e rrugës apo taksistët e parregjistruar është e vështirë për tu matur.

Njerëzit dhe kompanitë e përfshira në ekonominë informale zakonisht operojnë në shkallë të vogël. Kjo do të thotë se nuk ka statistika zyrtare për ekonominë informale apo ekonominë në hije, ashtu siç shpesh quhet, kështu që ekonomistëve u del si detyrë të vlerësojnë përmasat e saj. Disa teknika përfshijnë sondazhet ose tregues indirekt si kërkesa për valutë.

Të dhënat e rifreskuara të FMN-së tregojnë se përmasat e ekonomisë informale e matur si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto —ka rënë në mënyrë graduale në të gjitha rajonet. Ndërsa reformat për të reduktuar informalitetin, siç është zvogëlimi i pengesave për regjistrimin e një biznesi, (që po funksionojnë), pra zhvendosja nga joformale në zyrtare kërkon kohë.

Rajonet me pjesën më të madhe të informalitetit gjatë 2010–17 janë Afrika Sub-Sahariane, Amerika Latine dhe Karaibet, sëbashku 34 % e PBB-së. Kjo krahasohet me 9 % të PBB-së për Amerikën e Veriut.

Në Organziatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, sektori informal është i barazvlefshëm me gati 15 % të PBB-së.

Ekonomia informale në përgjithësi është e lidhur me produktivitetin e ulët, varfërinë, papunësinë e lartë, dhe rritjen e ngadaltë ekonomike.

Ajo prevalon më shumë në vende me të ardhura të ulta sepse kur vendet marrin zhvillim, është më e lehtë për punëtorët të tranzitojnë në sektorin formal të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, ekonomia informale siguron punësim dhe të ardhura për njerëzit që nuk gjejnë dot punë të rregullt, ose kompenson të ardhurat e tyre nga punësimi formal, sektori i rregulluar.

Sfida për politikëbërësit është të krijojë një mjedis ku sektori formal mund të lulëzojë ndërsa duhet të krijojë mundësi për njerëzit që punojnë në sektorin informal të përmirësojnë standardet e tyre të jetesës. Disa nga këto masa përfshijnë uljen e kostove për të bërë biznes, trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e aksesit në financa dhe shërbime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë