Ekonomia botërore po rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit më ngadalë sesa pritej dhe do të ketë plagë të vazhdueshme nisur nga përvoja e deri tanishme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.
FMN do të publikojë parashikimet e rritjes ekonomike në 24 qershor që “ka shumë të ngjarë të jetë më keq sesa ato që kishim” në prill, megjithëse “pasiguria e thellë” për parashikimin vazhdon, tha Gita Gopinath, kryekonomiste në FMN në një video e regjistruar në 4 qershor dhe publikuar të premten si pjesë e forumit të shtatë vjetor të politikës monetare aziatike
“Trajektorja e rimëkëmbjes duhet të na shqetësojë mjaft”, tha Gopinath, duke përmendur thellësinë e krizës, nevojën për rimarrjen e vendeve të punës, fillimin e falimentimeve të shumta dhe problemeve që sjellin falimentet, ndryshimet në sjelljen e konsumatorit. “Shumë nga këto variabla tregojnë për efekte të rëndësishme të plgëve.”
Në prill, FMN vlerësoi se ekonomia botërore do të tkurret 3% këtë vit, tkurrja më e thellë që nga Depresioni i Madh, dhe parashikoi një rezultat edhe më të keq nëse koronavirusi vazhdon ose kthehet. Në atë analizë, rritja u vlerësua me një ulje në 5.8% në vitin 2021.
Rreziqet, shpërblimet
Forumi, i cili zakonisht zhvillohet drejtpërdrejt me një seri panele personash, u organizua bashkarisht nga Autoriteti Monetar i Singaporit, Zyra Aziatike e Financave dhe Kërkimeve Ekonomike, Shkolla e Biznesit Booth në Universitetin e Çikagos dhe Shkolla e Biznesit në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Ekonomitë aziatike janë më të përparuara në procesin e rimëkëmbjes dhe në përgjithësi kanë performuar më mirë në kontrollin e virusit, tha Gopinath, duke treguar posaçërisht suksesin e Tajvanit. Integrimi i thellë i Azisë me ekonominë kineze, ku “kontrolli ka funksionuar shumë mirë”, gjithashtu mund të jetë një faktor i lehtë pozitiv për këtë rajon, shtoi ajo.
Për më tepër, hapja e ekonomive i ekspozon ato në ngadalësimin e tregtisë botërore, dhe nevojat e financimit të jashtëm dhe dobësitë fiskale mbeten për tregjet në zhvillim edhe pas injektimit efektiv të likuiditetit, tha ekonomisti. Problemet gjeopolitike, përfshirë tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe trazirat në Hong Kong, gjithashtu vazhdojnë të përkeqësojnë rrezikun në Azi dhe në mbarë botën, tha Gopinath.
“Të gjitha këto kanë implikime të mëdha për zinxhirët e furnizimit global, vendndodhjen e prodhimit në të ardhmen, rreziqet për globalizimin dhe proteksionizmin në rritje,” tha ajo.
Gopinath tha se një rikuperim më i shpejtë në tregjet financiare mund t’i atribuohet masave të shpejta të politikës globale përballë pandemisë, të cilat ndihmuan në lehtësimin e problemeve të likuiditetit.
“Ne kemi parë ulje shumë të shpejta të normave të politikës monetare, sasi të mëdha injeksioni të likuiditetit, dhe kjo ka ndihmuar absolutisht në likuiditetin global,” tha ajo. “Natyrisht, pyetja është se sa do të vazhdojë kjo, dhe se sa mund të durojnë ekonomitë.” Burimi: El Pais. Solli në shqip: Gazeta “Si”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht
kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje