Ekonomi

FMN: Ekonomia e Shqipërisë po sfidohet nga plakja dhe emigracioni. Burim rreziku kreditë për prona

Nga Gazeta ‘SI’ – Ndonëse ekonomia ka pasur një periudhë të mirë, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se Shqipëria ende sfidohet nga plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigracioni.

Në raportin e fundit, FMN thekson se përtej performancës së fortë ekonomike, PBB-ja për frymë në Shqipëri është shumë më e ulët se e BE-së dhe SHBA-së.

Duke vlerësuar pozitivisht dhe sistemin bankar, FMN thotë se ekspozimi ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe shtetit mbetet një burim rreziku, po ashtu si edhe zgjerimi i shpejtë i kreditimit për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka parë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën 2/3 e kredive të pambrojtura valutore.

Parashikimet për rritjen mbeten të qëndrueshme. Pas një rritje 3.9% në 2023-shin, PBB-ja pritet të rritet mesatarisht 3.5% për periudhën 2024-2029, ndikuar nga konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Gjysma e parë e 2025-s do të ketë një rritje të inflacionit dhe kthimi në objektiv nuk pritet para 2026-s.

FMN sugjeron reforma duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe kornizave të menaxhimit të financave publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe produktivitetit, nevojiten për të katalizuar një rritje dhe konvergjencë më të qëndrueshme afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë