Masat e reja ekonomike të përcaktuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “ka të ngjarë të rrisin pabarazinë”, – tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në një deklaratë të rrallë.
Ndërsa paketa fiskale e cila përfshinte shkurtime të mëdha taksash për ata me të ardhurat më të lartë në Britani– synon të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë goditjen e energjisë.
FMN nuk rekomandon paketa fiskale të mëdha dhe të patargetuara në këtë moment,” -tha një zëdhënës.
“Mini-buxheti” siç u quajt, nuk u shoqërua as nga ndonjë analizë e përgjegjësve për buxhetin, si ndodh zakonisht me lëvizjet e mëdha financiare në një ekonomi.
Tregjet u ndikuan fuqishëm nga masat e reja, me titujt qeveritarë të Mbretërisë së Bashkuar që u fundosën dhe paundi britanik ra në nivelet më të ulëta të saj.
Injektimet fiskale “pothuajse të paprecedente” e kanë “vendosur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në një situatë të vështirë”, sipas Ian Harnett, bashkëthemelues i Absolute Strategy. Sipas tij, këto lëvizje e kanë shfuqizuar Bankën e Anglisë.
Ndërkohë, agjencia e vlerësimit Moody’s tha se “shkurtimet e mëdha të pafinancuara janë negative”, duke shkaktuar frikën për deficite më të mëdha buxhetore dhe norma më të larta interesi në MB.
“Një goditje e qëndrueshme besimi që lind nga shqetësimet e tregut mbi besueshmërinë e strategjisë fiskale të qeverisë që rezultoi në kosto më të larta strukturore të financimit mund të dobësojë përballueshmërinë e borxhit të Mbretërisë së Bashkuar,” – tha Moody’s, sipas Reuters./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



