Ka ndodhur

Fluks udhëtarësh në Durrës, 9 mijë pasagjerë veç në fundjavë

Gazeta Si – Thuajse në pikun e sezonit të verës, janë të shumtë emigrantët shqiptarë që kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet.

Fundjava që lamë pas, ka regjistruar një fluks në hyrje-daljesh të qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

Autoriteti portual dhe policia kufitare ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë