Gazeta Si - Mëngjesi i kësaj të premteje, ka shënuar një fluks të madh në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.
Dhjetra mjete me emigrantë shqiptarë që kthehen në Shqipëri për festën e Pashkës Ortodokse janë në radhë për të kaluar doganën.
Pika kufitare e Kapshticës po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën e mjeteve.
Fluksi që është krijuar këtë paradite, pritet të vijojë edhe përgjatë fundjavës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.