Ngjarje

Flluska e policisë me bizneset e ferrokromit në Elbasan

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjykata e Elbasanit e ka cilësuar të paligjshëm operacionin e policisë atje, ku u arrestuan 16 persona për ndotjen e mjedisit.

Ndotja mjedisore në Shqipëri vlerësohet si një shkelje administrative nën juridiksionin e institucioneve përgjegjëse, dhe jo policia. Për këtë Gjykata vendosi lirimin e të arrestuarve duke i lënë ata në masë sigurie, detyrim paraqitje një herë në muaj.

9 prej personave të arrestuar janë të huaj dhe sipas raportimeve ka pasur problematika dhe me përkthimin. Të arrestuarit mbanin poste në administrim, inxhinierë, drejtues teknike, operatorë furre dhe punëtorë të thjeshtë.

Sipas policisë, operaioni nisi pas disa ankesave nga rezidentët për ndotje të ajrit, ujit dhe tokës. Nga kontrolli u gjet e kompania GSA dhe CC ALB, që ushtronin aktivitet ferro kromi dhe ferro aliazheve, nuk respektonin procedurat ligjore mjedisore nga mbetjet e hirit tek riciklimi dhe asgjesimi i mbetjeve.

Kompanive me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobiten me gjobë 10 dhe 3 mln lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë