Nga Gazeta Si – Dy rivalët në “El Clásico”-s ndahen nga 2 pikë në krye të La Liga-s, në prag të përballjes së parë këtë sezon.
Real Madrid vs Barcelona: Statistika
- Superkompjuteri i Opta-s e sheh Real Madrid si favorite ndaj Barcelona-s në La Liga. Vendasit kanë 45.3% shance p%r fitoren në “El Clásico”, krahasuar me 31.1% të vizitorëve.
- Barcelona luan për fitoren e 5 rradhazi ndaj Real Madrid në të gjitha kompeticionet, diçka që më herët e ka arritur Pep Guardiola nga viti 2008 në 2010.
- Kylian Mbappé ka shënuar 11 gola në 8 ndeshje ndaj Barcelona-s në të gjitha kompeticionet, përfshi 5 në 4 “El Clásico” (të cilat e i ka humbur), më shumë se ndaj çdo kundërshtari jo francez për klube.

Në rrugën e suksesit të trefishtë – “La Liga”, “Copa del Rey” dhe “Supercopa de España” – skuadra e Hansi Flick regjistroi katër fitore radhazi ndaj Madridit.
Triumfoi 4-0 dhe 4-3 në kampionat, 3-2 pas kohës shtesë në finalen e Kupës së Mbretit dhe 5-2 në Superkupë.
Tani Barça mund të barazojë serinë e saj më të gjatë të fitoreve ndaj Madridit në të gjitha kompeticionet, pasi vetëm një herë më parë ka arritur 5 fitore radhazi në “El Clásico”, nën drejtimin e Pep Guardiola-s nga viti 2008 deri në 2010.
Ndërkohë, Flick është një nga vetëm dy trajnerët që ka fituar 4 përballjet e para në këtë rivalitet – për cilëndo nga skuadrat. Tjetri, sigurisht, është Guardiola, i cili arriti 5 fitore radhazi në 5 “El Clásico”-t e para.

Real Madrid vs Barcelona ballë për ballë
Megjithëse Barcelona i fitoi 4 përballjet e sezonit të kaluar, “Los Blancos” kanë një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte – të paktën në La Liga.
Real Madrid ka fituar 7 nga 11 përballjet e fundit në La Liga kundër Barcelona-s (4 humbje), duke arritur të njëjtin numër fitoresh sa në 29 “El Clásico”-t e mëparshme në këtë kompeticion (7 barazime, 15 humbje).
Asnjë nga 11 ndeshjet e fundit mes Madridit (7 fitore) dhe Barcelonës (4 fitore) në La Liga nuk ka përfunduar në barazim.
Kjo është seria më e gjatë pa barazime në “El Clásico” mes viteve 1977 dhe 1986, kur u regjistruan 18 ndeshje radhazi pa barazime (10 fitore për Madridin, 8 për Barcelonën).

Real Madrid: Thibaut Courtois, Federico Valverde, Raúl Asencio, Éder Militão, Álvaro Carreras, Aurélien Tchouaméni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Franco Mastantuono, Vinícius Júnior, Kylian Mbappé.
Trainer: Xabi Alonso
Barcelona: Wojciech Szczesny, Jules Koundé, Pau Cubarsi, Eric García, Alejandro Balde, Marc Casadó, Pedri, Fermín López, Lamine Yamal, Raphinha, Marcus Rashford.
Trainer: Hansi Flick
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



