Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare, pasi disa të rinj kanë shpërndarë fletushka kundër fesë islame para xhamisë “Dine Hoxha” në kryeqytet.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera nëse në lidhje me këtë ngjarje ka ndonjë person të dyshuar ose jo.
Hetimi është kryer edhe nga Antiterrori, ndërsa çështja është dorëzuar në Prokurori.
Megjithatë ka pasur një reagim në rrjetet sociale nga imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja.
Ai thotë se për ngjarjen e ndodhur te “Rruga e Kavajës” ka denoncuar në Myftinë e Tiranës dhe autoritetet përkatëse.
Në postimin e tij, imami Kalaja denoncon një oficer antiterrori për shantazh dhe përdorimin e fjalori fyes brenda në xhami.
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.