Politike

Fleta e Votimit, KQZ regjistron Kaçajn e dorëhequr. Gjysma e bashkive pa rivalë

Pavarësisht se ka deklaruar dorëheqjen nga kandidimi, ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj do të jetë kandidat i Bindja Demokratike për bashkinë e Lezhës për zgjedhjet e 30 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme renditjen e fletës së votimit për zgjedhje lokale për një numër të konsiderueshëm për njësive të qeverisjes vendore. KZAZ e Lezhës e ka miratuar kandiduar Kaçajn, e ndërsa dorëheqja duket si e pakthyeshme nga ana e KQZ-së, pavarësisht se ai disa ditë më vonë u tërhoq.

Kaçaj me anë të një letre e cilësonte garën pa opozitën si false dhe në shërbim të Edi Ramës, duke njoftuar kështu heqjen dorë nga BD për t’iu ribashkuar PD-së.

“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë më 30 qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë. Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane”, shkruante  Kaçaj.

Salvador Kaçaj

Por në këto zgjedhje të çuditshme pjesa më e madhe bashkive ka vetëm një kandidat dhe ato janë që të gjithë të Partisë Socialiste. Në më shumë se 30 bashki do të ketë vetëm një kandidat. Bashki si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Lushnja, Fieri, Pogradeci do të ketë vetëm një kandidat.

Ndërsa bashkitë me dy kandidatë deri më tani janë Tirana ku Erion Veliaj do të përballet  me Arben Skënderin e Bindja Demokratike dhe në fletën e votimit kandidati socialist do të jetë i dyti. Ndërsa në Durrës kandidojnë dy gra me emër të njëjta Valbona Sakollari e Bindja Demokratike, e para në fletën e votimit,  si dhe Valbona Sako e PS-së, e renditur e dyta.

Në Korçë kandidati i PS-së, Sotiraq Filo do të ketë përballë Leonard Ollin e Bindja Demokratike. Ndërsa Vlorë, Dritan Leli i PS-së do të ketë përballë Valbona Mezinin e Bindja Demokratike.

Lezha është deri më tani e vetmja bashki që ka tre kandidatë për bashkinë, Pjerin Ndreun e PS-së, Eduart Ndocajn, ish-deputet i PS-së, që kandidon për Partinë Konservatore dhe Salvador Kaçajn për Bindja Demokratike. Partia Socialiste në këto zgjedhje ka krijuar një koalicion politik të cilësuar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Duke përjashtuar  dy njësi të zonave minoritare, që iu janë lënë aleatëve të gjithë kandidatët janë të PS-së. Ndërsa koalicioni tjetër është “Shpresa për Ndryshim”.

KQZ në mbledhjen e sotme miratoi dhe Bordin e Monitorimit të Medias në përbërje të të cilit janë Dardan Malaj, Artan Cena, Bledar Lumani, Ylli Pata dhe Maklen Misha. Gjithashtu një tjetër vendim ishte miratimi i 106 vëzhguesve afatgjatë të paraqitur nga ana e Komitetit Shqiptari i Helsinkit.

Kandidatët për bashkitë. Ku ka një kandidat janë të PS-së

Delvinë

Majlinda Qerimi

Kuçovë

Kreshnik Halimi

Poliçan

Adriatik Zotkaj

Skrapar

Adriatik Mema

Ura-Vajgurore

Xhuljana Mema

Mat

Agron Malaj

Kruje

Artur Bushi

Librazhd

Kastriot Gurra

Peqin

Lorenc Tosku

Divjakë

Fredi Kokoneshi

Patos

Rajmonda Balilaj

Roskovec

Majlinda Bufi

Dropull

Dhimitraq Toli

Libohova

Luiza Mandi

Memaliaj

Gjolekë Guci

Përmet

Alma Hoxha

Has

Liman Morina

Fushe Arrëz

Fran Tuçi

 Pukë

Gjok Gjonaj

Vau Dejës

Mark Babani

Rrogozhinë

Haxhi Memolla

Konsipol

Shuajip Beqiri

Gjirokastër

Flamur Golemi

Vorë

Agim Kajmaku

Pogradec

Ilir Xhakolli

Lezhë

Salvador Kaçaj- Bindja Demokratike

Eduart Ndocaj- Partia Konservatore

Pjerin Ndreu – PS

Bashkia Tiranë

Arben Skenderaj- Bindja Demokratike

Erion Veliaj- PS

Bashkia Durrës

Valbona Sakollari-Bindja Demokratike

Valbona Sako- PS

Bashkia Vlorë

Dritan Leli – PS

Valbona Mezini – Bindja Demokratike

Bashkia Korçë

Leonard Olli

Sotiraq Filo

Bashkia Fier

Armando Subashi

Bashkia Shkodër

Valdrin Pjetri

Bashkia Lushnje

Fatos Tushe

Bashkia Elbasan

Gledian Llatja


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë