Avokati i deputetit të PD, Ervin Salianji e ka konsideruar dënimin e klientit të tij si një dënim politik. Sipas Redi Ramajt, provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikonin deputetin demokrat.
“Jemi në një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për ti luftuar jo më në parlament, por në gjykatë. Ky është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politik”, u shpreh avokati Redi Ramaj.
Avokati paralajmeroi hapa te tjerë ligjore: “Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime. Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në cdo rast, edhe pse neni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar”, tha avokati i Salianjit, Redi Ramaj. Nderkohe nje tjeter avokat, Arber Hoxha tha se vendimi ekzekutohet menjehere dhe se nuk ka nevoje per nderhyrjen e Kuvendit.
‘Bëhet fjalë për një vendim penale të formës së prerë. Neni 74 bën fjalë për masën e sigurimit. Nuk merret autorizimi i Kuvendit. Është vendim penale i formës së prerë. Nëse kishte masë sigurie duhej autorizim i Kuvendit. Ka një handikap ligjor mes rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Procedurës penale. Nëse interpretohet në mënyrë të zgjeruar ka nevojë për autorizim të Kuvendit. Nëse i qëndrojmë strikt, ekzekutimi bëhet që sot’, tha ai. cilat jane rruget qe parimisht mund te ndjeke Salianji?
“Zoti Salianji ka të drejtën që nga nesër ti drejtohet shkallës së parë me kërkesë pezullimin e ekzekutimit. Ose bën rekurs në Gjykatës së Lartë. Ka mundësi ligjore, ia lejon kodi i procedurës penale. Më e shpejtë është t’i drejtohet shkallës së parë.’
Salianji nuk do te mund të kandidojë për 5 vite si deputet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




