Gazeta Si – Flamurtari fiton edicionin e dytë të Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll femrash. Në finalen e kompeticionit të përbashkët mes klubeve shqiptare dhe atyre kosovare, vajzat vlonjate mundën 65-61 Bashkimin.
Finalja u luajt në Prizren dhe ishte vërtet e bukur, me emocione deri në fundin e saj. Flamurtari shkoi deri në 17 pikë diferencë, por në një moment u përmbys nga kundërshtari dhe rrezikoi shumë të humbiste.
Memushi ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo udhëhoqi ekipin vlonjat drejt fitores. Vendimtare ishin 10 minutat e fundit, kur skuadra e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj shënoi 17 pikë dhe e mbylli ndeshjen 65-6.
Kapitenia Tea Memushi ngriti lart trofeun e merituar për Flamurtarin, që në përbërje ka kryesisht lojtare të huaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.