Gazeta Si – Portieri ukrainas, Bogdan Kaliniçenko, është akomoduar në Vlorë. Flamurtari i ka hapur dyert 16-vjeçarit, i cili është larguar nga vendi i tij për shkak të luftës dhe tashmë do të jetojë në Shqipëri. Ai do të qëndrojë me klubin vlonjat të paktën deri sa të përfundojë lufta në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Flamurtarit, që në faqen e tij zyrtare shkruan: “Flamurtari mirëpret portierin 16-vjeçar nga Ukraina, Bogdan Kaliniçenko. Ai do të stërvitet në ekipin tonë deri në përfundim të luftës”.

Portieri i lindur në Kiev ka filluar menjëherë stërvitjen me vlonjatët, nën kujdesin e përgatitësit të portierëve, Erion Dine. Klubi ka postuar edhe disa fotot të 16-vjeçarit, duke bërë stërvitje me ekipin e tij të ri. Nuk kanë munguar komentet e tifozëve, të cilët sugjeronin që klubi ta mbajë portierin ukrainas edhe për të luajtur me Flamurtarin.
Disa ditë më parë, nën kujdesin e KOKSH-it, në vendin tonë kanë mbërritur dhe disa sportistë të tjerë ukrainas, të cilët janë akomoduar në qytetin e Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




