Lojëra me Dore

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Partizanin me 1 pikë diferencë

Gazeta Si – Flamurtari në basketboll për femra ka fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur Partizanin në finale, me rezultatin e ngushtë 74-73. Vetëm një pikë diferencë tregon lojën e fortë që u zhvillua në këtë finale të zhvilluar në pallatin e sporti ‘Dhimitraq Goga’.

Partizani ishte në kryesim deri në periodën e tretë, pastaj erdhi sulmi final i vajzave të trajneres Elona Hasanaj, të cilat e mbyllën me 74 pikë ndeshjen. Nga ana e stafit dhe lojtareve të Partizanit pati pretendime për gjykimin, që sipas tyre nuk ishte korrekt.

Vjazat e Flamurtarit festojne me trofeun e Kupes se Shqiperise. Gazeta Si, 23 janar 2023

Të dyja skuadrat kanë në përbërje shumë basketbolliste të huaja. Për Flamurtarin pikëshënuesja më e mirë ishte Omerbasiç me 24 pikë, kurse për Partizanin Banister me 32 pikë.

Flamurtari vazhdon kështu të koleksionojë trofe në basketbollin shqiptar për femra, ku po dominon prej vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë