Gazeta Si – Flamuri i Shqipërisë është përdhosur dhe nëpërkëmbur në stadiumin e Pragës gjatë ndeshjes Çeki-Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Provokimi i turpshëm ndodhi në tribunën e ultrasve çekë, ku janë vendosur flamuj serb në brendësi të hartës së Kosovës, si dhe simbolet e Shqipërisë që janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre, janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenare.
Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxitin urrejtje. Ndërkohë që delegacioni kuqezi deri tani nuk ka sinjalizuar te delegati i ndeshjes për t’i zhvendosur prej andej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.