Politike

Flamur Noka thirrje policisë: Mos guxoni të prekni protestuesit

Nga Gazeta ‘Si’- Nga godina e Parlamentit ku u zhvendos protesta, Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka foli në një prononcim të shkurtër për mediat.

Ai bëri thirrje ndaj efektivëve të Policisë, që të mos arrestojnë protestuesit.

“Të bëjnë kujdes, mos të guxojnë të prekin asnjë qytetar, kjo është një revoltë qytetare. Qytetarët ndihen të dhunuar, ndihen të shantazhuar nga narkoregjimi dhe kanë të drejtë të protestojnë. Nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime. Fundi është afër.”, tha Noka.

Forcat e Policisë shpërndanë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë