Politike

Flamur Noka letër Bashës: Mos harxho paratë e PD-së, nga 11 qershori je vetëm deputet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë asetet dhe simbolet e PD.

Kërkesa vjen pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Kërkesa e Nokës i është drejtuasr nominalisht Bashës dhe për dijeni edhe bankave të nivelit të dytë që lëvrojnë fondet për PD-në.

Ai u kërkon bankave që të pezullojnë cdo lloj veprimi ndaj aseteve të PD-së pas datës 11 qershor (kur u mor vendimi), edhe pse Noka pranon se nuk është zbardhur ende e plotë si vendim.

Noka kërkon të bllokohet përdorimi i fondeve të PDSH nga Basha përfshi qiranë për zyrat, domaini zyrtar i internetit dhe faqet zyrtare të PDSH

Noka shkruan se administrimi i fondeve pas datës 11 qershor po monitorohet nga ana e PD-së zyrtare dhe se cdo person do të mbajë përgjegjësi personale dhe do të ndiqet në rrugë gjyqësore për veprimet apo mos veprimet që sipas tij do të cenojnë interesat e PD-së


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë