Gazeta Si – Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë vendosur në pjesën e hyrjes së Tiranës, mes aksit që lidh kthesën e Kamzës me ish-sheshin “Shqiponja”.
Nga videot e siguruara në terren, duke se ata kanë barrikaduar zonën me makinat e tyre. Makina luksoze tip “Range Rover” e deputetit Flamur Noka duket e parkuar skiç në mes të rrugës.
Në një moment, duket se Sekretari i Përgjithshëm i PD, lëviz makinën luksoze për të lejuar kalimin e ambulancës, e cila kishte një emeregjencë dhe menjëherë më pas e vendosi sërish në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë edhe rrethrrotullimi i Rrogozhinës është bllokuar tashmë nga protestuesit demokratë. Për pasojë, kanë nisur debatet dhe përplasjet mes drejtuesve të mjeteve dhe protestueve. “Hapni rrugën, jam për spital”, i drejtohet me tone të larta një shofer protestuesve.
“Çfarë të bëjmë o burrë, po kemi vdekje! Çfarë bëhet, jam dakord me ty, po kam hall, kemi vdekje o burrë”, shprehet një tjetër qytetar.
“S’mund të më ndalosh të drejtën të iki në shtëpinë time o shoku, o zotëri”, thotë një tjetër.
Nga ana tjetër, deputeti Bledjon Nallbati thotë se nuk mund të lirohet rruga. Ndërkohë, protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”.
Protestën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës e drejtojnë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




