Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka deklaruar se PD nuk është në kushtet për t’u marrë me emra të përveçëm apo se kush është lideri.
Nëse do të ndiqen këto dy linja sipas tij bashkëpunimi i PD-së zyrtare me grupin tjetë të drejtuar nga Alibeaj është i dështuar.
Sipas tij, Partia Demokratike prioritet duhet të ketë zgjedhjet vendore.
“Rolin e jashtëzakonshëm të liderit historik, Sali Berisha nuk mund ta mohojë as Flamur Hoxha, askush, qoftë nga pjesa e demokratëve apo të majtëve. Ne nuk duhet të flasim sot se kush është lider dhe ne nuk duhet të flasim se kush është Partia Demokratike. Nëse nisemi me këto dy premisa, e kemi nisur këtë bashkëpunim të dështuar që në fillim.
Ne duhet të mendojmë që kemi një emergjencë për ekzistencën e Partisë Demokratike. Ekzistenca nuk është kjo fushatë që vjen, ky është themeli për të parë vizionin e ndërtimit dhe fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pushtetit qendror. Kjo është sfida”, theksoi ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.