Gazeta Si – Shtëllunga të mëdha dhe të zeza tymi kanë pushtuar autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e kësaj të mërkure.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe sqaron se kishte rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve.
Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




