Politike

Flakadanë, valle, përqafime dhe premtime për rikthim, Fredi Belerit i ‘shtrohet’ festë në Himarë: Rama dhe Tavo janë problemi (foto-video)

Zgjedhjet në Himarë mbaruan. Por jo festa. Dhe jo për kryetarin e votuar, Vangjel Tavo.

Pas disa kërkesave të vazhdueshme shtrirë në një hark kohor relativisht të gjatë, Fredi Beleri fitoi lirinë me kusht.

Në të njëjtën ditë i liruar nga gjykata e Fierit, Beleri u kthye në Himarë me muzikë, flakadanë dhe përqafime nga ata që e votuan në zgjedhjet locale të 2023.

Takimi prites u organizua nga PBDNJ dhe dega e PD-se Himare

I zgjedhur si eurodeputet nga votuesit grekë, Beleri qëndroi fillimisht në Vlorë, ku zhvilloi një takim me Vangjel Dulen dhe strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Më pas në Himarë e priti ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila mbajti edhe një fjalë mbështetëse për të. Foli gjithashtu shkurt Petro Gjikuria. Në fund fjala per Belerin. Më shumë greqisht sesa shqip nga ky i fundit.

“Të dashur himarjotë. Nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këto 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën këtu deputetët. Nuk kanë pse ju dhunojnë dhe shantazhojnë…

Po kërkojnë të na përçajnë, por faleminderit juve që rezistuat. Mos i besoni atyre që ju gënjejnë se do ju zgjidhin problemet. Ata janë problemi, Edi Rama dhe Vangjel Tavo”, tha ndër të tjera Beleri.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve locale të 2023-it.

Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe ishte kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Fredi Beleri është shprehur se do ta cojë cështjen e tij ne Strasburg si dhe ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit në Himarë, nëse gjithcka do të përmbyset nga një gjykatë jashtë vendit.

Sa për drejtësinë brenda vendit, Beleri i ka dyert e mbyllura. Ai mund të gëzojë vetëm mandatin e eurodeputetit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë