Futboll

Fjalë lamtumire nga Igli Tare: Kontratës sime po i vjen fundi, rëndësi ka klubi

Gazeta Si – “Jam shumë i lidhur me këtë klub, por kontratës sime po i vjen fundi dhe duhet të bëjmë një vlerësim bashkë me presidentin”, – ka thënë së fundi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Duken fjalë lamtumire nga Lacio, ku ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare për vite me radhë ka pasur sukses të madh në punën e tij. “Është e drejtë që në fund të bëhet një bilanc dhe të merret vendimi i duhur për mua dhe për klubin. Do të flas me presidentin, por nuk ka shumë gjëra për të qartësuar. Ajo që ka rëndësi është e mira e klubit”, – ka shtuar më tej Tare.

Tare dhe Lotito. Gazeta Si, 23 maj 2023

Drejtuesin e suksesshëm shqiptar, sipas të gjitha gjasave, do ta shohim në një klub tjetër sezonin e ardhshëm. Aventurës së tij te Lacio, duke parë edhe deklaratën e fundit, i ka ardhur fundi. Kujtojmë që Tare është një nga drejtorët sportivë që është kërkuar nga klube të mëdha në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë