Motosport

Fituesit dhe humbësit në Azerbaixhan

Nga Gazeta Si – Në Baku nuk mungoi aspak drama, si në provat zyrtare ashtu edhe në garë. Megjithatë, Max Verstappen e drejtoi Red Bull-in e tij përmes çdo pengese, duke siguruar një pole fantastik dhe fitoren në pistë.

Ndërsa skuadra e Red Bull festonte, shumë prej rivalëve të tij u nisën drejt aeroportit duke u pyetur se çfarë mund të kishte ndodhur.

Fitues
Max Verstappen
Red Bull nuk kishte makinën më të shpejtë në Baku, por Max Verstappen gjithsesi arriti të sigurojë pole position-in për të gjashtën herë në 2025 (gjashtë pole janë më shumë se çdo pilot tjetër këtë vit) dhe për herë të parë në Baku.

Fitorja ishte e dyta radhazi për të dhe e treta në tre ndeshjet e fundit në podium, pas një mungese të gjatë që nga Kanadaja.

Carlos Sainz
Në Baku, Carlos Sainz bëri një paraqitje të shkëlqyer në Provat Zyrtare, duke siguruar rradhën e parë me vendin e dytë – për të dytën herë mbërriti në sesionin e 3 kualifikues 10 garave të fundit.

Paraqitja në garë ishte tipike për Sainz-in, duke menaxhuar në mënyrë perfekte gomat dhe ritmin për të siguruar podiumin e parë për Williams në një garë të plotë që nga Lance Stroll, në të njëjtën pistë në vitin 2017.

Liam Lawson
Pa dyshim që ishte fundjava më i mirë e Liam Lawson në Formula 1 – dhe erdhi në kohën perfekte, teksa ai përpiqet të bindë Red Bull ta mbajë për sezonin e ardhshëm.

Piloti nga Zelanda e Re shfaqi karakter nën presion, duke siguruar klasifikimin më të mirë në start në karrierën e tij, me vendin e tretë.

George Russell
Ishte podiumi 7 kwtw sezon, i 3 podium në 4 vite në Baku dhe rezultati më i mire për Mercedes në Azerbaixhan që nga 2019 kur u ngjitën në vendin e 2 në Klasifikimin e skuadrave.

Kimi Antonelli
Antonelli mundi Russell për të 2 herë në Provat Zyrtare këtë sezon dhe mori më shumë pike që nga podiumi i Kanadasë në Qershor.

Yuki Tsunoda
Në Provat Zyrtare u fut në top6 për të parën here në 15 gara për Red Bull. Në garë ishte mes 8 të pareve për të parën here që nga Austin në 2024.

Ky ishte klasifikimi më i mire deri tani për Tsunoda që duket gati pë Singaporin.

Humbës
Oscar Piastri
Piastri ka treguar një formë të hekurt në ndjekjen e tij për titullin e parë botëror këtë vit, por australiani hasi vështirësi të mëdha në Baku.

Një garë e vështirë për t’u pranuar, por ndodh që të ketë pengesa të tilla, dhe shkëlqimi i tij deri në këtë pikë bën që ai të shkojë në Singapor me një epërsi komode prej 25 pikësh në renditje.

Alex Albon
Ndërsa Sainz shkëlqeu, shoku i tij i skuadrës te Williams, Alex Albon, pati një fundjavë të zbehtë dhe jo në nivelin e zakonshëm.

Piloti tajlandez arriti të fitonte terren gjatë garës, por një manovër e gabuar ndaj Franco Colapinto-s e ndëshkoi me një penalizim prej 10″.

Ky penalitet e zbriti në vendin e 13, duke rregjistruar garën e dytë pa pikë në 6 të fundit.

Ferrari
Fundjava premtonte shumë për Ferrarin pas një të premteje shumë të fortë, ku Lewis Hamilton udhëhoqi në sesionin e dytë të Provave të Lira.

Megjithatë, ai nuk ia doli të kualifikohej në sesionin e 3 kualifikues – pjesërisht edhe për shkak të incidentit të Charles Leclerc, i cili u përplas duke e detyruar Hamilton të ndërpriste xhiron e tij të parë në tentativën e dytë.

McLaren
Skuadra britanike mbërriti në Baku në formë të shkëlqyer për të mbrojtur titullin në Kampionatin e Konstruktorëve kur duheshin edhe 7 gara deri në fund – por përfundoi duke përjetuar një nga fundjavat më pak konkurruese të vitit.

Haas
Amerikanët u dukën të shpejtë pas së premtes, por një gabim në Provat Zyrtare bëri që Bearman të godiste murin dhe ta niste garën nga vendi i 15-të.

Shoku i tij i skuadrës, Esteban Ocon, e pati edhe më të vështirë, pasi e nisi garën i fundit, për shkak skualifikimi që erdhi nga problemet me bishtin e makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë