Futboll

Fituesit dhe humbësit e merkatos së verës 2025

Nga Gazeta Si – Dita e fundit e transferimeve në merkaton e verës ishte më shumë se e “çmendur”.

Klubet shpenzuan 767 milionë euro duke eklipsuar rekordin e vendosur me 518 milionë euro në merkaton e verës 2023/24.

Transferimi më i shtrenjtë ishte Alexander Isak që kaloi te Liverpool për rekordin 145 milionësh nëë ishull.

Më shumë se 10 miliardë euro u investuan për blerjen e lojtarëve të rinj – saktësisht 10.32 miliardë – që thyen rekordin prej 8.86 miliardë nga sezoni 2023/24.

Ndërsa merkato e verës ka përfunduar për 5 kampionatet kryesore, ajo është ende e hapur për kampionate të rëndësishëm si ai në Turqi apo dhe në  Arabinë Saudite. 

Pas gjithë këtyre është koha për të listuar skuadrat që pësuan rritje financiare pas lëvizjeve në merkato.

Skuadrat që humbën më shumë nga merkatos e verës 2025

Llogaritjet janë bërë për periudhën 1 Qershor – 2 Shtator përfshi edhe merkaton e ndërmjetme për “Club World Cup”.

Vlera e Liverpool u rrit me 254 milionë euro. Nuk përbën befasi fakti që 6 klube ndër 10 të parët luajnë në “Premier League”. Ndërsa Arsenal dhe Chelsea kompletojnë “top3”.

Të thuash që Bayer Leverkusen kreu një shndërrim total është pak, pasi “aspirinat” humbën trainerin Xabi Alonso që u nis drejt Madridit, sponda Real.

Pasardhësi i tij Erik ten Hag u shkarkua pas dy ndeshjesh në kampionat dhe 1 në Kupë.

Si dhe 8 lojtarë nga formacioni i parë që nuk janë më në skuadër. Leverkusen humbi 254 milionë euro gjatë këtyre  transferimeve – më shumë se çdo klub tjetër – për shkak të largimeve të Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Jonathan Tah dhe Granit Xhaka mes të tjerëve.

Anglezët dhe francezët kanë nga 3 skuadra, ndërsa gjermanë dhe anglezë plotësojnë “Top10”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë