Treg

Fitorja e konservatorëve në Gjermani, forcohet euro dhe rriten bursat europiane

Aksionet europiane dhe monedha euro e kanë nisur javën me rritje, pas rezultatit të zgjedhjeve në Gjermani.

DAX, tregu gjerman i aksioneve u rrit me 1.2%, ndërsa euro me 0.44% dhe këmbehet me 1.05 dollarë. Aksionet e EUROSTOXX 50 u rritën me 0.66%.

Lideri i ri gjerman, konservatori Friedrich Merz akoma nuk e ka formuar koalicionin që i duhet për qeverinë dhe nuk është e qartë nëse do të ketë 1 apo 2 partnerë.

Ndërkohë, liderët e BE-së presin të takohen në samitin e 6 marsit, për të diskutuar ndihmënpër Ukrainën dhe si të paguajnë nevojat e Europës për më tepër siguri.

Ndërkohë, me hapjen e bursave këtë të hënë Bitcoin pëosi një rënie të lehtë me 0.5% dhe po tregtohet me 95.740 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë