Futboll

Fitore mes lotësh për Tiranën, Qefalia përfundon në spital

Gazeta Si – Momente paniku në stadiumin e Rrogozhinës. Deri në atë pikë sa lojtarët e Tiranës kanë shpërthyer në lot pas dëmtimit të shokut të tyre Klevi Qefalia. Ai është dërguar në spital me urgjencë dhe për fat të mirë e ka kaluar te keqen.

Ishte minuta e 33-të e ndeshjes Egnatia-Tirana, kur Qefalia dhe Hamzat u përplasën kokë më kokë. Mesfushori i ri u rrëzua në fushë i gjakosur. Lojtarët, të trembur kërkuan autoambulancën menjëherë në fushë dhe Qefalia u nis direkt për në spital.

Klevi Qefalia, 18-vjeçari i Tiranes. Gazeta Si, 28 gusht 2022

Kaluan gati 10 minuta dhe zyrtarët e ndeshjes kërkuan vazhdimin e lojës, por lojtarët e Tiranës pranuan vetëm në momentin që morën lajmin nga spitali se futbollisti 18-vjeçar ishte përmendur dhe ishte mirë.

Tirana e fitoi ndeshjen me rezultatin 0-2, me gola të Kallakut dhe Hasanit. Për skuadrën e Shehit ishte fitorja e parë, kurse Egnatias pësoi humbjen e dytë radhazi, pas asaj me Partizanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë