Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.
Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.
Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin. Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Por në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në kreun e renditjes.
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
57′ Nasr / 19′ Mala, 90’+5′ Balaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.