Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në futbollin botëror. Për shkak të kushteve të krijuara, është marrë vendimi që këtë vit të mos jepet “Topi i Artë”, i cili në vitet e fundit është dominuar nga Cristiano Ronaldo dhe Leo Mesi. Arsyeja kryesore për këtë vendim është shkurtimi i sezonit të futbollit në disa vende, përfshirë Francën, ngjeshjen e kupave evropiane dhe shtyrja e Europianit.
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i këtij çmimi, France Football. “Për herë të parë që nga viti 1956, Topi i Artë do të marrë një pushim. Nuk do të ketë çmim në vitin 2020, sepse rezulton, pas një analize të detajuar, se të gjitha kushtet nuk janë përmbushur. Ne besojmë se një sezon i tillë, nuk mund të trajtohet si një i zakonshëm”, thuhet në njoftimin e France Football.
Në vend të Topit të Artë do të jepet, gjithmonë pas votimit të juristëve nga e gjithë bota, 11-tshja e vitit, Dream Team i France Football.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




