Tefik Osmani tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare, teksa nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka shumë falënderime për ish-trajnerë, president dhe bashkëlojtarë, tifozë apo edhe skuadrat ku është aktivizuar.
Korçari ka një karrierë të gjatë në klubet shqiptare, por ka provuar edhe eksperienca jashtë vendit siç ka qenë aktivizimi me Zaporozhia në Ukrainë.
Mbrojtësi u aktivizua 12 ndeshje me fanellën e Shqipërisë dhe është shpallur kampion i Shqipërisë me tre skuadra të ndryshme. Elbasanin, Tiranën dhe Skënderbeun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




