Gazeta Si – Ai është në origjinën e dhunës që po zhyt Ekuadorin në kaos: Adolfo Macias, i njohur si “Fito”, kreu i bandës kryesore kriminale në vend, Los Choneros, një bandë prej 8 mijë burrash të lidhur me kartelin Sinaloa.
Ai u arratis nga burgu Litoral në Guayaquil ndoshta në ditën e Krishtlindjes, gjatë një ekzaminimi mjekësor, siç zbuloi ish-ministri i Brendshëm, José Serrano.
Arratisja e tij e bujshme dhe vala e dhunës në shkallë të gjerë që pasoi, bëri që presidenti Daniel Noboa të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme të hënën e kaluar.
LEXO EDHE:
Video-Foto / Luftë mes shtetit dhe bandave në Ekuador, lirohen 41 pengje dhe vriten 5 terroristë
Por masat e reja dhe mobilizimi i forcave të armatosura nuk mjaftuan për të parandaluar arratisjen e një mbreti tjetër të narko-trafikut ndërkombtar.
Dy ditë më parë, Fabricio Colón Pico, i njohur si “el Selvaje” (Egërsira), udhëheqës i Los Lobos, grupit të fuqishëm, i lidhur me kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG), i cili u arratis nga burgu Riobamba, ku ishte burgosur vetëm katër ditë më parë.
“Doktor Fito”
Fito vuante një dënim prej 34 vitesh që nga viti 2011 për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.
Fytyra e tij, me buzët e ngjeshura, shikimin e fiksuar dhe fjalën “në kërkim” të mbivendosur, është më e njohura sot në Ekuador.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Dihet pak më shumë për liderin e “Los Choneros”, përveç të kaluarës së tij si shofer taksie dhe potencialit të lartë për kriminalitet, gjë që e bëri atë të klasifikohej nga qeveria si një “kriminel me karakteristika jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Pas vetes, ai la një qeli të stolisur me imazhe që ia shtojnë figurën, armët, dollarët dhe luanët.
Policia, e cila aktivizoi planin për kapjen e tij, u gjend në luftë brenda pak orësh me eksponentët e një bande narko-kriminale që u shfaq në vitet 1990 në provincën bregdetare të Manabit (jug-perëndim), një nyjë strategjike për trafikun e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Qeveria beson se ai mund të ketë shpëtuar “orë para” ndërhyrjes së policisë në burgun rajonal të Guayaquil, ku ata mbretërojnë dhe ku nuk është rastësi që dhuna e orëve të fundit është përqendruar, përfshirë sulmin ndaj një TV me marrjen peng të 13 punonjësve.
Kjo nuk është hera e parë që Fito arratiset nga burgu. Në vitin 2013, së bashku me të burgosur të tjerë, ai arriti t’i shmangej kontrolleve të burgut të sigurisë maksimale të La Rokës. Pas tre muajsh ai u kap përsëri.
Mediat vendase raportojnë se ai kishte në kontroll total institucionin e vuajtjes së dënimit, ku arriti të merrte edhe një diplomë juridike.
Vetëm të hënën e kaluar u konfirmua arratisja e tij: për ditë me radhë ai arriti të mashtrojë autoritetet e burgut duke u zëvendësuar në qeli nga një sozi e tij.
Nga burgu, ai vazhdoi të kontrollonte trafikun e drogës dhe përplasjet me grupe të tjera me lidhje me kartelet në Meksikë dhe Kolumbi.
Korrikun e kaluar, nga pas hekurave, ai arriti të kërcënojë me vdekje kandidatin e atëhershëm presidencial, Fernando Villavicencio, një gazetar dhe aktivist politik i njohur për angazhimin e tij kundër korrupsionit.
Një muaj më vonë Villavicencio u vra: para të gjithëve, në mes të ditës, nën skenën ku sapo kishte përfunduar mitingun e tij.
“Kapiteni Pico”
Bosi tjetër i narko-ve që u arratis dy ditë më parë në gjendje të plotë të jashtëzakonshme së bashku me 31 të burgosur të tjerë, u përfshi në vrasjen e Villavicencios: Fabricio Colón Pico, i njohur si “El Selvaje” (Egërsira) ose “Capitán Pico”, lider i Los Cartel Lobos në Ekuador, i lidhur me kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG).
Ai u kap të premten e kaluar, më 5 janar, në një shtëpi në veri të Quitos dhe mori një urdhër paraburgimi më 6 janar për krimin e dyshuar të rrëmbimit.
Urdhri i prangosjes së tij erdhi nga u lëshua nga Prokurorja e Përgjithshme, Diana Salazar, e cila kohët e fundit kishte akuzuar të burgosurin e arratisur se kishte planifikuar një sulm kundër saj.
Kryetari i Bashkisë së Riobambas, John Vinueza, konfirmoi se Colon Pico ishte në mesin e 32 të burgosurve që u arratisën nga burgu përmes një skeme mbështetjeje nga rojet e burgut. Hipoteza e hetuesve është se Pico ka ikur gjatë natës, në errësirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




