Motosport

Fitipaldi si Alonso: Vershtapen ka konkurrencë, Hamilton mundte vetëm shokun e ekipit!

Gazeta Si – Emerson Fitipaldi i fryn ‘zjarrit’ të polemikave që ka ndezur Fernando Alonso pak javë më parë sa i takon barazisë mes dy titujve kampionë të Vershtapen dhe atyre 7 të Hemilton. Edhe ai është dakord me spanjollin.

Alonso dhe Hemilton. Gazeta Si, 10 nentor 2022

‘Besoj se 7 tituj të fituar duke mundur vetëm shokun e skuadrës kanë në total më pak vlerë se më pak tituj të fituar ndaj më shumë rivalëve, të cilët kanë në dispozicion një potencial teknik në nivelin tënd, ose më mirë.

Kur fitova Botërorin në 2005-ën dhe 2006-ën, – u shpreh Alonso – e nisa sezonin mirë, u shkëputa dhe sigurova një avantazh që e mbrojtja ndaj rivalëve me makina më të mirë se timen. Në ato sezone nuk më është dashur të mund shokun e skuadrës.

Nuk kam parë Perez ose Albon të mundin Vershtapen. Për të fituar 5 titujt radhazi me Ferrarin, Mikael Shumaker ka luftuar me shokun e skuadrës. Edhe Hemilton ka pasur rivalë Rosberg e Botas. Është pak ndryshe do të thosha…” Fernando Alonso është gjithmonë i motivuar, kur në shënjestër është Hemilton.

Emerson Fitilpaldi, ish-piloti brazilian. Gazeta Si, 10 nentor 2022

Edhe pse është e vështirë të bëhen krahasime direkt në Formula 1, Emerson Fitipaldi, 76 vjeç më 12 dhjetor, dy herë kampion bote si Alonso, mendon pikërisht si ai: “E vështirë të bësh krahasime, por aspekti që evidenton Alonso ka një bazë, sepse Botërori tani është më kompetitiv.

Shumë më shumë se kur Hemilton ka fituar titujt, duke mundur vetëm shokun e skuderisë. Vershtapen duhet të mposhtë më shumë kundërshtarë, prandaj Fernando ka të drejtë. Në kualifikuese, për shembull, 5 makinat e para janë shumë afër, shumë më afër se në kohën e Hemilton dhe Rosberg, apo Hemilton dhe Botas. Mercedesi ishte superior, tani sfida është shumë e hapur”, – thotë braziliani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë