Gjysma e parë e vitit 2021 rezultuan frytdhënëse për sistemin bankar vendas, fitimi i të cilëve u rrit me 47% nga e njëjta periudhë e vitit 2020.
Gjatë kësaj kohe, bankat fituan 10.5 mld lekë, duke arritur nivelet e të njëjtës periudhë të 2019-s, pra pothuajse totalisht sektor i rimëkëmbur nga pasojat e pandemisë.
Të ardhurat nga interesi që zënë pjesën më të madhe të fitimeve u rritën me 5%. Ndikim pati edhe ulja e nivelit të shpenzimeve për provigjione, me 47%.
Kjo ka ardhur si pasojë e nivelit të ulët të kredive të këqija nga muaji në muaj. Në qershor zbriti në 7.12%, niveli më i ulët që nga viti 2008.
Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë treguan se kreditë që nuk kthehen në afat kanë shënuar rënie të fortë në muajin qershor, duke zbritur në 7.12% të totalit të portofolit, nga 7.8% muajin e mëparshëm, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2008.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.