Para

Fitimet e bankave në Shqipëri ranë me 8.5% në gjysmën e parë të vitit

Nga Gazeta ‘SI’ – Bankat tregtare të vendit kanë raportuar fitime më të ulëta në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se nga janari në qershor 2025, bankat raportojnë një fitim kumulativ prej 17.7 mld lekësh, 8.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Nga 11 banka që operojnë në Shqipëri, 9 prej tyre kanë deklaruar rënie të fitimeve dhe vetëm 2 rritje. Konkretisht, ABI Bank raporton rritjen më të madhe, 37% ose rreth 600 mln lekë më shumë.

BKT raporton rënien më të madhe, rreth 900 mln lekë, ndërsa Raiffeisen dhe OTP ruajnë të njëjtin pozicion me humbje më të pakta, respektivisht 200 mln lekë dhe 100 mln lekë.

Gjashtëmujori i parë i 2025-s riktheu sërish politikën e lirë monetare, ku Banka Qendrore vendosi të ulë normat e interesi, përkthyer në fitime më të ulëta për bankat. Nga ana tjetër, tregu i titujve me vlerë, një tjetër burim të ardhurash për bankat ka pësuar një stanjacion prej tashmë një viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë