Gazeta Si – Është një moment historik në Premier Ligë, një periudhë debutimesh për arbitrat e kampionatit elitar anglez, që konsiderohet nga të gjithë si më i forti në botë aktualisht.

Më 23 dhjetor, ndeshja mes Fulhemit dhe Bërnleit, do të drejtohet nga Rebecca Uellsh. Ajo do të bëhet kështu arbitrja e parë femër që do të drejtojë një ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit britanik.
Më 26 dhjetor ndërkohë arbitri i ndeshjes mes Shefilld Junajtid dhe Lutonit do të jetë Sem Alison. Ai do të jetë arbitri i parë me ngjyrë që gjykon në Premier Ligë pas 15 vitesh.
Janë lajme që kanë bërë bujë sigurisht, por kuptohet që vëmendjen më të madhe e ka marrë arbitrja Rebeka Uellsh, të cilën shtypi britanik e ka pagëzuar tashmë si ‘First Ledy’. Arbitrja ka marrë vëmendjen më të madhe të shtypit dhe tani pritet më shumë kureshtje se si do të jetë performanca e saj në fushë pas gati një jave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



