Është nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Jashtme marrëveshja me ambasadorin e Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci për njohjen reciproke të patentave në të dy shtetet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, tani është çështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali dhe Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot e nënshkrimit të marrëveshjes për patentat mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, – shkruan Rama, në mesazhin krahas fotove që publikoi sot lidhur me marrëveshjen.
Në një vizitë të fundit në vendin fqinj, kryeministri shqiptar i kërkoi Ministrit të Jashtëm Di Maio, që kjo marrëveshje të mbyllej sa më shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




