Firmoset urdhri për ekstradimin e Bujar Sejdinaj, i njohur si xhaxhai i Ndraghetas.
Urdhri për ekstradimin u firmos nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “Xhaxhai”, u arrestua në korrik për 20 kg kokainë në Spanjë.
Sejdinaj është etiketuar si përfaqësuesi i “Ndragheta-s”, organizatës së famshme mafioze në Itali, për Ballkanin dhe Shqipërinë por edhe si përfaqësues i familjes mafioze “Bellochio”.
Kërkesa për ekstradim nga Italia të Bujar Sejdinaj ka arritur më 23 gusht në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.
Ai u arrestua gjatë operacionit “Magma”, të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




