Futboll

Firmoset akordi për 1.2 mld euro, nis era ‘RedBird’ te Milani

Gazeta Si – Te Milani ka nisur tashmë era ‘RedBird’. Akordi zyrtar për kalimin e pronësisë është firmosur. Një akord, që kap shifrën e 1.2 miliardë eurove. Ka ardhur edhe njoftimi zyrtar, që kompleton këtë operacion.

Fondi amerikan ka marrë maxhorancën e klubit italian. Kalimi përfundimtar i pronësisë është parashikuar të mbyllet brenda muajit shtator. Elliott do të qëndrojë në klub si ortak në minorancë.

“Të nderuar që bëjmë pjesë në historinë e Milanit. Entuzistë për faktin se mund të shkruajmë kapitullin e ri të tij”, – ka deklaruar Gerri Kardinale, numri 1 i fondit amerikan, pasi u firmos akordi.

‘RedBird Capital Partners dhe Elliott Advisors UK Limited kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për blerjen e Milanit. Kalimi te pronarët e tij do të bëhet gjatë verës dhe do të mbyllet brenda shtatorit.

Akordi, që e vlerëson klubin 1.2 miliardë euro, parashikon që Elliott të mbajë kuota në minorancë. Prioriteti i RedBird është të vazhdojë punën për të ngjitur Milanin në majat më të larta të futbollit botëror.

Gerri Kardinale, numri 1 i fondit amerikan RedBird. Gzeta Si, 1 qershor 2022

Kombinimi i sukseseve në fushë, strategjinë e blerjes dhe zhvillmit të lojtarëve të rinj, të bashkuara me përvojën e RedBird, garantojnë një të ardhme të ndritur të Milanit’, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kuqezi, pasi u arrit akordi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë