Me zyrtarizimin e futbollistit Roberto Dominguez nga Partizani, harta e Superiores është zgjeruar deri në El Salvador. Në fakt, gjatë merkatos së dimrit në vendin tonë kanë ardhur futbollistë nga shumë vende të botës. Përveç vendeve fqinje, Afrikës dhe Brazilit, tregjet më të zakonshme ku klubet tona bëjnë pazar, këtë herë kanë ardhur edhe finlandezë, lituanezë apo gjeorgjianë.
Partizani, para mbrojtësit Dominguez, që vjen nga ekipi i Bolivarit, ka marrë edhe Ferhan Hasanin, Valentino Muratajn, Stenio Xhuniorin dhe disa lojtarë të rinj. Vllaznia ka marrë malazesin Kaleziç dhe afrikanin Salim Cise.
Pak më e veçantë është merkatoja e Kukësit, që ka marrë lituanezin Rolandas Baravikas dhe gjeorgjianin Mate Tsintsadze, por edhe boshnjakun Numan Kurdiç. Në kampionatin tonë ka pasur edhe më parë lojtarë nga Gjeorgjia dhe Bosnja, kurse nga Lituania është hera e parë që ndodh. Një afrim i pazakontë është edhe ai i finlandezit Tim Vairinen te Tirana.
Afrimet e merkatos së dimrit
Vllaznia: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Milosh Kaleziç, Salim Cise
Teuta: Sebino Plaku, Xhekson Ferreira
Partizani: Valentino Murataj, Stenio Xhunior, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Dominguez
Kukësi: Mate Tsintsadze, Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç
Tirana: Taulant Seferi, Zhoselin Behiraçe, Tim Vairinen
Laçi: Iljasa Zulfiu
Kastrioti: Joan Çela, Arlis Shala, Amer Duka
Bylisi: Renato Spahiu, Lionel Samba, Lorran, Nemanja Kojiç, Kreshnik Nebihu, Haris Harba, Markuinjo
Skënderbeu: Fallou Nxhie, Vangjel Zguro, Agbodzie Abei, Melos Bajrami, Leard Sadriu, Redi Kaçanolli, Bekim Rexhepi, Zhan Viktor Gonçalves
Apolonia: Ismaila Diop, Rei Zaimi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.