Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se është thelbësore të sigurohet përparim i prekshëm në përputhje me kuadrin ligjor.
“Financimi i partive politike përbën një komponent kyç, për konkurencën e ndershme si dhe për forcimin e besimit të publikut në institucione demokratike”, tha ai.
Më tej Tarran shtoi se një kuadër ligjor i përmirësuar dhe diskutimet rreth tij duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore:
–Transparenca (deklarimi i plotë i financimeve)
–Barazia (Zbatimi i barabartë i rregullave nga të gjithë aktorët politikë)
–Zbatimi (Institucionet duhet të kenë jo vetëm një mandat të qartë por dhe burime të qarta financimi)
–Sanksionet ( Vendosja e sanksioneve profesionale dhe efektive për të dekurajuar mosrespektimin e ligjit)
Ambasadori tha se këto parime janë të lidhura edhe me gjetjet dhe raportet e fundit të OSBE-ODIHR.
“Mbështesim dhe në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet palëve sepse dialogu mes palëve është thelbësor dhe shton pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjeve”, tha Tarran, i cili shtoi më tej se konsultimi i sotëm dëshmon vlerën e dialogut gjithëpërfshirës.
“Koha është vendimtare”, shtoi diplomati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje