Gazeta Si – Interi është në shitje! Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja ‘Financial Times’, që ‘zyrtarizon’ kështu zërat e fundit nga shumë burime në lidhje me shitjen e mundshme të klubit zikaltër.
Sipas kësaj të përditshmeje, duke nisur nga kjo javë ndërmjetësit janë vënë në kërkim të blerësve. Më saktë, shitja e e klubit të Suning dhe familjes Zhang i është besuar ‘Goldman Sachs e Raine Group’, banka që ka kryer operacionin prej 2.5 miliardë stërlinash që solli shitjen e Çelsit.

“Sipas një personi shumë afër klubit, kolosi kinez ka gati një kapital prej 100 milionë eurosh me këste, – shkruhet në artikullin e FT, që përmbledh edhe adminsitrimin e Suning në krye të Interit. – Po ky burim bën të ditur se Suning është i hapur për partnerë të rinj dhe do ta merrte në konsideratë shitjen e një kuote aksionesh në minorancë”.
Janë zëra, që si bankat e përfshira në çështjen në fjalë, ashtu edhe klubi i Interit, kanë refuzuar t’i komentojnë në rrugë zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




