Organizimi i finales së Ligës së Konferencës më 25 maj 2022 në stadium “Air Albania” ka bërë që ketë një interesim të shtuar nga ana e UEFA-s sa i takon çështjes së sigurisë, sidomos pas ngjarjeve të shëmtuara të ndeshjes me Poloninë pak kohë më parë.
Për këtë arsye, një grup ekspertësh të UEFA-s për siugrinë ndodhet aktualisht në Tiranë. Lukasz Nalewaj, Stephen Thomas dhe Adrian Dinca, sipas njoftimit të FSHF-së, kanë takuar në kryeqytet drejtues të disa institucioneve për rendin dhe sigurinë. Këta ekspertë do të organizojnë trajnime me stjuardët, FSHF-në, klubet, shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor, si dhe me policinë e shtetit.

Delegacioni i UEFA-s ka takuar ndërkohë drejtorin e departamentit për sigurinë publike në policinë e shtetit, Rebani Jaupi, si dhe drejtorin e rendit publik, Ylli Vasili, me të cilët është biseduar për trajnimet në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare. Në mbrëmje ekspertët e UEFA-s do të ndjekin sfidën Tirana–Vllaznia, ku fokusi sigurisht do të jetë te çështja e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




