Gazeta Si – Më 25 maj Tirana do të presë finalen e parë të Ligës së Konferencës, një kompeticion që organizohet për herë të parë nga UEFA. Disa delegacione të UEFA-s kanë vizituar shpesh kryeqytetin, në mënyrë që gjithçka të jetë e garantuar për këtë finale.
Tashmë ka nisur edhe procesi i shitjes së biletave, sipas njoftimit të UEFA-s. Tifozët që duan të jenë më 25 maj në “Air Albania”, mund ta prenotojnë biletën e tyre direkt në faqen UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe duke hapur paraprakisht një llogari. Më pas ata do të njoftohen nga UEFA për blerjen finale të biletës.
UEFA synon që shitjet të nisin në fund të muajit prill. Tifozët duhet të tregojnë në llogaritë e tyre ekipin që mbështesin në finale, duke u dhënë kështu organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave.
Për herë të parë Shqipëria do të organizojë një finale të një kompeticioni madhor të UEFA-s në rang klubesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




