Futboll

Finalja e Kupës Libertadores, mbi 100 mijë ultras të Boka Zhuniors në Rio

Gazeta Si – Një mobilzim në masë i tifozëve të Boka Zhuniors ka trembur jo pak autoritet kompetente braziliane. Më 4 nëntor në ‘Maracanà’ të Rios luhet sfida mes Bokës dhe Fluminenses.

Finalja e Kupës Libertadores, kurrë si këtë vit, mezi po pritet nga të gjithë. Sipas shtypit amerikano-jugor, në stadiumin ‘Maracanà’ pritet “Marabocazo”, me një mobilizim të ultrasve të ekipit agjentinas jashtë çdo logjike.

Boka do të përballet me Fluminensen në një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit dhe në stadium do të jenë të paktën 100 mijë tifozët argjentinas. Ata janë gati të shkojnë në Brazil dhe shumica, natyrisht, do të jenë pa biletë.

Shitja e biletave për finalen përfundoi menjëherë. Do të jetë ‘sold out’. Sitet e ndryshme të shitjes së biletave, si kurrë më parë, kanë rënë nga kërkesat e shumta. Shqetësimi kryesor tani ka të bëjë me sigurinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë